Eliza Hoxha dhe Albatros Rexhaj përplasen live sherri i politikës

Aktuale

Eliza Hoxha dhe Albatros Rexhaj përplasen live sherri i politikës

Më: 11 prill 2019 Në ora: 22:30
Eliza Hoxha dhe Albatros Rexhaj

Eliza Hoxha dhe Albatros Rexhaj janë përplasur në RTV21, për shkak të angazhimit të këngëtares Hoxha në PDK.

Shkrimtari Rexhaj, ka thënë se është e pakuptimtë –megjithëse legjitime – angazhimi i një këngëtari në një parti politike. Këtu ka nisur përplasja mes tyre.

“A ka mundësi të flas zotëri, nëse me lejohet. Nuk mendoj që duhesh me kërku me përcaktu. A më dëgjon ti a dikush tjetër, hic s’më intereson. Unë kam qenë besnike ndaj ideve të mia A këndoj unë a nuk këndoj, a më vjen në koncert dikush a nuk më vjen, hic nuk ka rëndësi. Unë kam marrë vendim për një aktiviztëm. Unë gjithmonë kam qenë besnik e mendimeve të mia”, ka thënë Hoxha, të cilën nuk e linte të flaës shkrimtari Rexhaj duke ia prerë fjalët:

“Ne e kemi edhe rastin e Ben Blushit në Shqipëri, ku lexuesit atje për shembull pyesin a po shkruan shkrimtari apo politikani”, ka thënë Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat