Belegu: Amerikanëve u mbeti hatri pse Haradinaj nuk shkoi në Senat

Aktuale

Belegu: Amerikanëve u mbeti hatri pse Haradinaj nuk shkoi në Senat

Më: 12 prill 2019 Në ora: 00:34
Eroll Belegu

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Eroll Belegu ka thënë se nuk qëndrojnë ato që thuhen se Haradinaj është injoruar gjatë vizitës në Amerikë.

Belegu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se Haradinaj ka pasur ftesë që të marrë pjesë në një konferencë për sigurinë në Senatin amerikan.

“Të martën, ditën kur jemi kthyer në Kosovë e kemi pasur një ftesë për në Washington që të jemi prezentë në një konferencë të sigurisë në Senatin amerikan. Mos të them, pak a shumë janë hatërua pse nuk kemi shkuar, por arsyeja ka qenë se Kryeministri kur ka aplikuar për vizë ka aplikuar vetëm për të shkuar në Detroit”, tha ai.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj ka thënë se shërbimi sekret amerikan që është kujdesur për Kryeministrin, ka qenë i informuar që do ta vizitojnë vetëm Detriotin dhe nuk kanë dashur ta vendosin në vështirësi për vizitë në Washington.

“Shkuarja e Kryeministrit në SHBA është proces më i komplikuar, sepse për sigurinë e tij përkujdesen vazhdimisht 4-5 makina, rreth 20 pjesëtarë të shërbimit sekret, policia vendore që është në përcjellje. Këto janë natyrisht shpenzime të mëdha për SHBA, dhe paramendoni Kryeministri me vendos në moment për një vizitë në Washington, çfarë operacioni do të ishte ai”, tha ndër të tjera Eroll Belegu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat