Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se, ka zhvilluar një takim me, ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass, përcjell “Bota sot”.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, Gjermania me të gjithë mekanizmat e saj mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën
Postimi i plotë:
Lajm fantastik nga ministri i jashtëm gjerman, Mass.
Në Varshavë, zhvillova një takim bilateral me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass, i cili tashmë konfirmoi se Gjermania me të gjithë mekanizmat e saj mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën. Partnerë si Gjermania, kanë ndihmuar clirimin, pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, ndërsa sot na mbështesin në zhvillimin e vendit tonë. ????