Ambasadori amerikan vizitoi KEK-un

Aktuale

Ambasadori amerikan vizitoi KEK-un

Më: 12 prill 2019 Në ora: 09:49
Philip S. Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës.

Drejtori Menaxhues i KEK-ut,  Njazi Thaçi, priti dhe e shoqëroi Ambasadorin Kosnett gjatë vizitës në termocentralin Kosova A dhe në minierat e KEK-ut.

Drejtori Menaxhues Thaçi falënderoi ambasadorin Kosnett për interesin që ambasada e Shteteve të Bashkuara vazhdimisht ka treguar në zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë.

Drejtori Menaxhues Thaçi tha se vizita e sotme demonstron mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zhvillimin ekonomik të Kosovës, me theks të veçantë në mbështetjen që i është ofruar KEK-ut.

“Ambasadori Kosnett shprehu angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike dhe rëndësinë e ndërtimit të termocentralit Kosova e Re, i cili do të siguroj stabilitet afatgjatë të furnizimit me energji elektrike për vendin”, ka njoftuar KEK përmes një komunikate për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat