Lepaja reagon pasi u përmend si rekrutues i Glauk Konjufcës në SHIK

Aktuale

Lepaja reagon pasi u përmend si rekrutues i Glauk Konjufcës në SHIK

Nga: G.B Më: 12 prill 2019 Në ora: 11:29
Fadil Lepaja

Pasi deputeti Dardan Molliqaj tha se deputeti Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut dhe rekrutimi i tij është bërë nga Fadil Lepaja, ka reaguar ky i fundit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lepaja ka thënë se përmes deklaratës së tij ka marrë vesh gjëra për veten e tij e që nuk i ka ditur, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë në jetën e tij, pjesëtar e as bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Sapo mora vesh, për veten time, gjëra të cilat nuk i kam ditur! Pas interesimit të gazetarëve rreth (pa)vërtetësisë së deklaratave në Kuvendin e Kosovës,, dhe për të i kursyer nga lodhja gjithë të interesuarit, po e shfrytëzoj profilin tim, të deklarohem rreth kësaj "çështjeje":

"Me përgjegjësi të plotë penale, dhe morale, deklaroj se kurrë në jetën time, nuk kam qenë pjesëtar as bahkëpunëtor, me vetije, e besoj as pa vetëdije, i Shërbimit Informativ të Kosovës. "
Më vjen keq që emri im qenka keqpërdorë në debate, në të cilat nuk kam interes dhe e kam nën dinjitet të përfshihem.
Ju falënderoj për mirëkuptim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat