Haradinaj mbjell pemën dhe sfidon Albin Kurtin

Aktuale

Haradinaj mbjell pemën dhe sfidon Albin Kurtin

Më: 12 prill 2019 Në ora: 11:30
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj sot iu përgjigj ftesës së ish-presidentes Atifete Jahjaga në përkrahje të fushatës “Mbill një pemë”.

“Zgjodha Kopshtin Parashkollor ‘Milingonat’ në Kodrën e Trimave, për ta bartur shembullin tek fëmijët se sa i rëndësishëm është mjedisi i gjelbër dhe bashkëveprimi me natyrën”, deklaroi Haradinaj.

Kjo fushatë kërkon që personi që mbjell pemën të sfidojë dikë tjetër që ta bëjë një gjë të tillë.

Kryeministri Haradinaj zgjodhi të sfidojë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, drejtuesin e kompanisë teknologjike “Gjirafa”, Mërgim Cahani, teologun Xhabir Hamitin, Dom Lush Gjergjin, Shejh Xhemajli Shehun, igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, tenorin Ramë Lahaj, sopranon Adelina Paloja, aplinisten Arineta Mula dhe këshilltarin e tij, Halil Matoshi.

“Ta dëshmojmë dashurinë ndaj Kosovës, duke e ruajtur dhe rivitualizuar mjedisin tonë”, tha në fund Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat