Krasniqi: Glauku ka qenë pjesë e SHIK-ut, u fsheh pas Liburnit dhe nuk e mohuan

Aktuale

Krasniqi: Glauku ka qenë pjesë e SHIK-ut, u fsheh pas Liburnit dhe nuk e mohuan

Nga: G.B Më: 12 prill 2019 Në ora: 11:34
Frashër Krasniqi

Frashër Krasniqi ka reaguar pasi Dardan Molliqaj tha në Kuvend se Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se u faktua që ai ka qenë pjesë e SHIK-ut dhe u fsheh pas Liburnit e nuk e tha asnjë fjalë, nuk e mohuan, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Kur t'lypni fakte, mos dilni pastaj me u fshehë pas konspiracioneve. Dilni komentoni rreth fakteve.

Glauku ka qenë pjesë e SHIK-ut dhe kjo gjë tashmë u faktua. Prandaj ai u fsheh pas Liburnit dhe nuk e thanë asnjë fjalë. Nuk e mohuan fare.

Na keni lodhë me akuza thuajse ju jeni pronarët e moralit, t'vërtetës, pastërtisë politike, etj. A keni naj koment për Glaukun?! Apo për Burdushin?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat