Daut Haradinaj kërkon rezolutë për sanksionimin e fyerjes së luftës

Aktuale

Daut Haradinaj kërkon rezolutë për sanksionimin e fyerjes së luftës

Më: 12 prill 2019 Në ora: 11:52
Daut Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka reaguar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku ky i fundit tha se kryeministri bën gjeste patriotike vetëm në kohë krizash për qeverinë.

Haradinaj tha se e kanë shkarkuar ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviç, me një SMS, meqë e ka fyer popullin.

Deputeti Daut Haradinaj tha se nuk duhet të luhet me të drejtën e flortorës sepse është e pandershme.

Haradinaj: Duhet të nxirret rezolutë ku sanksionohet fyerja e luftës sonë për liri

“Miku im Albin shumë po kritikon po thotë që po fshehin patriotizmat kur ka kriza, nuk është ashtu. Unë kam protestuar me shkarku Jabllanoviçin, me javë e me muaj, ndërsa sot është dashtë me ja shkruar një SMS ministrit me i thënë shko në shtëpi sepse e ke fyer popullin. Mendoj që ju sot është mirë me e nxjerrë një rezolutë me të cilën sanksionohet fyerja e luftës sonë për liri. Me u çu me propozu, ne e japim votën ‘për’ dhe kushdo që e fyen përpjekjen tonë për liri, kur ka filluar, luftën e fundit, sakrificën tonë, jemi të gatshëm me votuar, dhe jo tash të luajmë me të drejtë të foltores sepse është e pandershme”, deklaroi Haradinaj.

Ai tha se i kanë marrë masat aq sa kanë kompetenca dhe tha se janë të gatshëm që çdo herë të veprojnë njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat