Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar fëmijet e dy shkollave gjermane dhe dy shkolla nga Kosova, pjesë e progamit Education Unlimited e.V. drejtuar nga Kerstin Zielosko Labonte, përcjell “Bota sot”.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, këmbimi i përvojave në këtë format, është i nevojshëm për të avancuar arsimin në vend dhe për t'u dhënë më shumë mundësi fëmijëve tanë, për edukim të mirëfilltë
Postimi i plotë:
Secili takim me fëmijët rritë ndjenjën e përgjegjësisë së secilit prej nesh. Në pritjen e nxënësve nga dy shkolla gjermane dhe dy shkolla nga Kosova, pjesë e progamit Education Unlimited e.V. drejtuar nga Kerstin Zielosko Labonte, pjesë e të cilit është edhe Qeveria e vendit, riktheksova se jam i vendosur në betejën për t’iu siguruar atyre perspektivë dhe edukim cilësor, këtu në vendin tonë.
Këmbimi i përvojave në këtë format, është i nevojshëm për të avancuar arsimin në vend dhe për t'u dhënë më shumë mundësi fëmijëve tanë, për edukim të mirëfilltë.RH