Këta janë dy personat që dyshohet se vranë dhe dogjën veteranin e UÇK-së në Skenderaj

Aktuale

Këta janë dy personat që dyshohet se vranë dhe dogjën veteranin e UÇK-së në Skenderaj

Më: 12 prill 2019 Në ora: 13:38
Ilir Zeqiri

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se e kanë vrarë dhe pastaj e kanë djegur në veturë e tij Ilir Zeqirin, në Prekaz të Skenderajt.

Bëhet fjalë për Halil Fejza 32 vjeç dhe Korab Imerin 19 vjeç, që të dy nga fshati Vajnikë i Skenderajt, raporton gazeta Blic.

Përveç arrestimit, hetuesit kanë realizuar edhe dy bastisje në dy lokacione të ndryshme në shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë automatikë AK 47, 14 copë fishekë, është sekuestruar një veturë, e cila dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit në kryerjen e ‘veprës penale’.

Kujtojmë se me 8 prill 2019, Policia ka pranuar informacion se në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, një veturë ishte kapluar nga zjarri. Drejt vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitë policore dhe njësia e zjarrfikësve, ku pas fikjes së zjarrit brenda në veturën e djegur është gjetur një trup i pajetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat