Specialja interviston për tri ditë rresht ish-pjesëtarin e UÇK-së

Aktuale

Specialja interviston për tri ditë rresht ish-pjesëtarin e UÇK-së

Më: 12 prill 2019 Në ora: 13:47
Gjykata Speciale

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë të ditur se sot është dita e tretë me radhë që po intervistohet nga Gjykata Speciale Rrahim Hashimi.

“Vazhdon dita e tretë e intervistimit nga Prokurori i dhomave të speciales në Hagë i ish pjesëtarit të UÇK-së pjesëtar ky i njesitit “Delta” në Brigadën 138 “Agim Ramadani” i ZOD-it, Z. Rrahim Hashimi”, ka shkruar Haradinaj.

Rrahim Hashimi, ish-luftëtar i “Forcave Komando Delta” të UÇK-së, Brigada 138-ZOD, është ftuar së fundmi nga Gjykata Speciale.

Ai ka njoftuar se është ftuar për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat