Daçiq dhe Mas për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe regjionin: “Ballkani perëndimor meriton kujdes të plotë”

Aktuale

Daçiq dhe Mas për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe regjionin: “Ballkani perëndimor meriton kujdes të plotë”

Nga: F. B. Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:19
Ivica Daçiq

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq dhe kolegu i tij gjerman Hajk Mas biseduan për raportet bilaterale dhe situatën në regjion kumtoi Ministria e punëve të jashtme, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot.

Ata kanë biseduar për mundësinë e vazhdimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, ku Daçiq ka përsëritur se heqja e taksës ndaj mallrave serbe është shumë me rëndësi.

Mas: Ballkani Perëndimor meriton kujdes dhe mbështetje të plotë

“Ballkani meriton kujdesin dhe mbështetjen tonë konstante ka porositur” Mas në takimin ministror të procesit të Berlinit në Varshavë që i kushtohet bashkëpunimit regjional në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Mas " Jemi të besimit se mund të transmetojmë Evropës se Ballkanit perëndimor i duhet perspektiva evropiane dhe vendeve që po ndërmarrin reforma të thella të ju dëshmohet e ardhmja evropiane ".

Ai mendon se është me rëndësi të veçantë të informohet BE rreth procesit aktual dhe nevojave që janë identifikuar gjatë tij, si shembull ai përmendi konfliktet bilaterale që është e domosdoshme të zgjidhen.

Mas nënvizoi se marrëveshja që u arrit mes Shkupit dhe Athinës duhet të përbëj "ilustrim të shkëlqyer dhe trimëri politike “ dhe model për vendet tjera. “Besoj se proceset tjera do të jenë akoma më të shpejtë ", tha Mas.

"Gjërat duhet të i bëjmë më së miri të mundshme dhe me zgjidhje pragmatike ", porositi Mas, që si shembull përmendi bashkëpunimin e të rinjve, përmes zyrës së bashkëpunimit regjional të rinjve (RYCO).

Ai përkujtoi se Gjermania ka pranuar krimet që ka shkaktuar gjë që ishte e nevojshme për pajtimin me vendet tjera.

Mas potencoi se Gjermania së bashku me Komisionin Evropian dhe vendet fqinje mbështet punën e Komisionit regjional të përcaktimit të fakteve të krimeve dhe lëndimeve tjera në territorin e SFRJ nga 1 janari 1991 deri me 31 dhjetor 2001.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat