Murati: Kushtetuta e Republikës së Kosovë nuk duhet të lë hapsira që dikush të tallet me Kosovën, aq më pak Vuçiqin - Bota Sot
Murati: Kushtetuta e Republikës së Kosovë nuk duhet të lë hapsira që dikush të tallet me Kosovën, aq më pak Vuçiqin

Aktuale

Murati: Kushtetuta e Republikës së Kosovë nuk duhet të lë hapsira që dikush të tallet me Kosovën, aq më pak Vuçiqin

Nga: K.M Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:25
Valon Murati

Përmes një postimi të tijin në facebok, kryetari i Lëvizjes për Bashkim ka shprehur shqetësimin e tij rreth veprimeve të fundit të presidentit Serb Vuçiq lidhje me zgjedhjet që së shpejti preitet të mbahen në disa komuna serbe në Kosovë.

Ja postimi i plotë i Muratit në facebook.

 

Serbia po tenton deligjitimimin e shtetit tonë duke shfrytëzuar ligjet e kushtetutën tonë

Presidenti serb Vuçiq e paska bërë të qartë taktikën serbe për zgjedhjet në veri. Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje, t’i fitojë ato, dhe të nesërmen të japin dorëheqje. Kjo është një lojë që Serbia ka kohë që po e luan dhe synojë ta luaj me Kosovën për shkak që korniza e saj kushtetuese dhe ligjore e mundëson këtë. Me mekanizmat dhe instrumentet ligjore dhe kushtetuese të Kosovës ta delegjitimojë dhe defunksionalizojë shtetin e Kosovës sa më shumë. Kjo bëhet e mundshme mbi të gjitha për shkak të Kushtetutës së Kosovës, përvjetorin e së cilës e festuam para disa ditësh. Por kushtetutat e ligjet, nuk janë të përjetshme e as nuk duhet të trajtohen si të ngurta. Kushtetutat e ligjet duhet t’u përshtaten rrethanave shoqërore dhe vullnetit të qytetarëve. Kur kushtetuta është në shpërputhje me vullnetin e shumicës së qytetarëve, ndryshohet kushtetuta e jo qytetarët. Kështu, ne kemi nevojë që duke mos qenë të ngurtë e mendjeshkurtër, të kuptojmë nevojën e ndryshimeve kushtetuese.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...