Haxhi Avdyli reagon pas përjashtimit arbitrar nga puna të Dr Gani Bajraktarit

Aktuale

Haxhi Avdyli reagon pas përjashtimit arbitrar nga puna të Dr Gani Bajraktarit

Nga: Z.B Më: 12 prill 2019 Në ora: 15:11
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, ka reaguar pas përjashtimit nga puna të prof Dr Gani Bajraktarit, përcjell “Bota sot”.

Avdyli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, kjo mënyrë arbitrare e autoritare e perjashtimit as në ordinanca private ska ndodh askund e lëre më në një institucion publik me rendesi shtetërore.

"Kjo çka po ndodh në këto 2 vite , ku u përjashtuan emrat më të njohur të mjekësisë Kosovare ,bile edhe ikja vullnetare është e dëmshme jo vetëm për pacientët por edhe politike antikombëtare dhe shkatërruese për sistemin publik shëndetësor. Kjo çka ka ndodh në këto 2 vite ska ndodh as në vitet e komunizmit e viteve 80 por vetëm në fillim të 90 kur u futën masat e dhunshme", ka shkruar Avdyli

Postimi i plotë:


Si profesionist shëndetësor, e deputet e morra me shqetésim të madh përjashtimin arbitrar nga puna të prof Dr Gani Bajraktari, pa ndonjë arsye bindëse dhe pa e arsyetuar. Kjo është edhe më shqetësuese sepse kjo ndodhi vetëm disa ditë pas kritikave që Doktori në fjalë bëri për punën e menxhmentit dhe organizimin jo të mirë Klinikave. Kjo mënyrë arbitrare e autoritare e perjashtimit as në ordinanca private ska ndodh askund e lëre më në një institucion publik me rendesi shtetërore. Dikush po mendon që me avazin e përjashtimit hesht , frikëson , dhe shtyp zërin e profesionistëve shëndetësor, e cila jo që duhet heshtur por duhet marrë si pozitive .

Kjo çka po ndodh në këto 2 vite , ku u përjashtuan emrat më të njohur të mjekësisë Kosovare ,bile edhe ikja vullnetare është e dëmshme jo vetëm për pacientët por edhe politike antikombëtare dhe shkatërruese për sistemin publik shëndetësor. Kjo çka ka ndodh në këto 2 vite ska ndodh as në vitet e komunizmit e viteve 80 por vetëm në fillim të 90 kur u futën masat e dhunshme. Me vjen keq që jam kaq i ashper në keto konstatime por më keq se konstatimi im eshte edhe ikja vullnetare e profesionistëve e lëre më përjashtimi arbitrar. Në bazë të kompetencave të mia si deputet të hënën do kërkoj përgjigje me shkrim në parlament nga Ministri i shëndetësisë dhe nga drejtori i SHKSUK- së por edhe nga organet tjera hetimore për të verifikuar shkeljen e kompetencave të menaxherëve si duket kanë mbetur me mendësi të kaluarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat