Hoxhaj takon Myftiun Tërnava, e përgëzon për punën në krye të BIK

Aktuale

Hoxhaj takon Myftiun Tërnava, e përgëzon për punën në krye të BIK

Më: 12 prill 2019 Në ora: 15:40
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka përzgjedhur ditën e premte për të takuar Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava. Ai këtë njoftim e ka bërë publik në Facebook.

“Çdo herë kënaqësi takimi dhe biseda me Myftiun Naim Tërnava. E falënderova për angazhimin e tij në udhëheqjen e BIK-ut dhe rolin konstruktiv që ka luajtur për shumë vite në kultivimin e një diversiteti të rallë dhe bashkëjetese ndërmjet bashkësive fetare në Kosovë. Me këtë harmoni që është shembull për shumë shtete në botë, Kosova është bërë më e fort, më demokratike dhe më perëndimore” ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat