Thaçi me paralajmërim për serbët e Kosovës, i reagon ashpër edhe Serbisë

Aktuale

Thaçi me paralajmërim për serbët e Kosovës, i reagon ashpër edhe Serbisë

Nga: D.RR Më: 12 prill 2019 Në ora: 16:10
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook i ka bërë me dije Beogradit zyrtarë se çdo pjesëtarë serb i cili largohet nga institucionet e Kosovës, nuk do të ketë vend më për të që të rikthehet prapë në atë pozitë, përcjellë "Bota sot".

Ky reagim i presidentit vjen një ditë para se autoritetet e Beogradit do të vendosin zyrtarisht, duke ndikuar në segmente të caktuara të pjesëtarëve të komunitetit serb për të marrë vendim nëse do të largohen apo të qëndrojnë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Nesër kalon afati kur autoritetet e Beogradit kanë paralajmëruar se do të nxisin segmente të caktuara të pjesëtarëve të komunitetit serb për të marrë vendim nëse do të largohen apo të qëndrojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Pasi kjo ka të bëjë me segmente të sigurisë dhe ata janë shtetas të Republikës së Kosovës, ritheksoj se Serbia duhet t’i ndalë menjëherë interferimet dhe veprimet armiqësore në punën e institucioneve të Kosovës, si dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë shumë më e vëmendshme për këtë.

Nëse pjesëtarët e cilitdo komunitet largohen nga institucionet, konkretisht nga policia dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, të gjithë atyre ua rikonfirmoj edhe sot se do të respektohet në plotni kushtetutshmëria dhe ligjshmëria për të gjithë. Është në vullnetin individual të secilit që të vendos nëse do të qëndrojë apo të largohet, por një gjë është e qartë: nuk lejojmë vakum dhe çdokush që largohet më nuk do të kthehet. Vendet e tyre do të plotësohen menjëherë me pjesëtarë tjerë të të gjitha komuniteteve. Kosova nuk është më tepër e një etnie apo më pak e një tjetre, por është e të gjithëve dhe ne duhet ta ndërtojmë së bashku! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat