Thaçi të hënën në Bruksel me ftesë të Hahnit, do t’i kërkohet heqja e taksës

Aktuale

Thaçi të hënën në Bruksel me ftesë të Hahnit, do t’i kërkohet heqja e taksës

Më: 12 prill 2019 Në ora: 16:19
Hashim Thaçi dhe Johanes Hahn

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të udhëtojë të hënën për në Bruksel, ku do të takohet me eurokomisionerin Johanes Hahn, me të cilin do të diskutojnë për taksën ndaj mallrave serbe.

Kështu shkruan agjencia e lajmeve serbe, tanjug, e cila iu referohet burimeve të saj brenda Komisionit Evropian.

Në këtë vizitë një ditore në Bruksel, Thaçi gjithashtu do të takohet edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk,

Sipas tyre në këtë takim, Hahn  do të kërkoj nga Thaçi që Kosova të heq taksën për produktet serbe, masë kjo të cilën Serbia po e përdor si kusht për tu kthyer në dialogun e Brukselit.

Takimin  e kanë konfirmuar edhe nga zyra për media e presidentit Thaçi, megjithatë ata thonë se në Bruksel ai nuk do të flas për çështjen e taksës, pasi ajo nuk është në kompetencat e tij.

Sipas tyre ai do të flas vetëm për procesin e integrimit dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Agjenda zyrtare e presidentit, brenda apo jashtë vendit, bëhet gjithmonë publike me kohë. Në takim me komisionerin Hahn, presidenti do të diskutojë për procesin e integrimit në BE dhe për liberalizimin e vizave. Presidenti nuk merret me çështjen e taksës. Kjo është çështje e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ky takim Hahn-Thaçi, vjen pas ftesës së kancelares Angela Merkel dhe preisdentit francez, Emanuel Macron, që liderët e Kosovës dhe Serbisë të udhëtojnë për në Berlin me 29 prill. Në këtë takim do të diskutohen temat të cilat po e preokupojnë Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat