“Dardani dhe shpifjet e tij janë vet kazani i SHIK-ut”

Aktuale

“Dardani dhe shpifjet e tij janë vet kazani i SHIK-ut”

Nga: A.ZH Më: 12 prill 2019 Në ora: 16:46
Dardan Molliqaj

Sot deputeti i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, ka akuzuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca se ishte pjesë e SHIK-ut nga viti 2000-2001.

Ai ka thënë se Konjufca ishte rekrutuar nga Fadil Lepaja.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar anëtarja e Lëvzijes Vetëvendosje Nazlie Bala. Ajo ka thënë se akuzat e Molliqajt, janë shpifje, përcjell Bota sot.

“Pa hi në kazan të shpifjeve, nuk mundesh me dal jashtë. Dardani dhe shpifjet e tij janë vet kazani i SHIK-ut”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat