Premtimet e rreme të Thaçit, Veselit dhe Haradinajt që nuk u realizuan kurrë!

Aktuale

Premtimet e rreme të Thaçit, Veselit dhe Haradinajt që nuk u realizuan kurrë!

Nga: N.H Më: 12 prill 2019 Në ora: 16:49
Krerët e vendit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka komentuar vizitën e krerëve të shtetit që i bënë sot Hasit.

Me që rast, Millaku edhe i ka kujtuar presidentit Thaçi, kryeparlamentarit Veseli dhe kryeministrit Haradinaj, për premtimet, që ajo i ka quajtur të rreme, për themelimin e Komunës së Hasit.

Ja shkrimi i saj:

Sot në Lubizhdë të Hasit, paska pasur vërsuelje të Hasit nga Hashimi, Ramushi dhe Kadriu.

Deshëm t'ua përkujtojmë hasjanëve premtimet e rreme të tyre për themelimin e Komunës së Hasit, stacioneve policore, të zjarrëfikësave (të cilën tashmë do ta bëj Komuna e Prizrenit, gjegjësisht drejtori ynë për Siguri dhe Emergjenca). Premtime të tyre që nuk u realizuan kurrë!i

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat