Pacolli takon homologun e tij grek

Aktuale

Pacolli takon homologun e tij grek

Më: 12 prill 2019 Në ora: 16:49
Behgjet Pacolli dhe Georgios Katrougalos

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, takoi në Varshavë homologun e tij grek, Georgios Katrougalos ku është diskutuar për mundësitë e përafrimit të dy vendeve në fusha të ndryshme.

“Theksova të arriturat e Republikës së Kosovës, sfidat dhe ndihmën që presim nga Greqia. Promovimi i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve tona dhe sidomos intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike janë prioritet i të qeverive tona”, tha Pacolli.

Kryediplomati kosovar është siguruar nga Katrougalos se Qeveria greke vlerëson progresin e arritur në Kosovë në përmbushjen e kritereve për vizat dhe parimisht ka qëndrim pozitiv për Kosovën.

“Greqia kërkon nga Kosova dhe shtetet e tjera të rajonit të jenë të vendosur dhe të përkushtuar drejt forcimit të marrëdhënieve rajonale dhe procesit të integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu vlerësuam se zgjidhjet në Ballkan duhet të jenë me marrëveshje dhe në mënyrë paqësore dhe duhet të pushojnë të gjitha përpjekjet për rrënimin e të arriturave”, shkroi Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat