Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës: Pas dokumentimit se Konjufca ishte SHIK, PSD-së i rritet besueshmëria

Aktuale

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës: Pas dokumentimit se Konjufca ishte SHIK, PSD-së i rritet besueshmëria

Nga: N.H Më: 12 prill 2019 Në ora: 16:54
Shpend Ahmeti

Pasi deputeti Dardan Molliqaj tha se deputeti Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut, ka ardhur edhe një postim ironizues nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali.

Ai përmes një shkrimi të shkurtër, ka thënë se ky dokumentim i bërë nga ana e Molliqajt, ia rritë besueshmëria PSD-së te qytetarët në 30 për qind.

“Pas dokumentimit se Glauku ishte SHIK, PSD-së i rritet besueshmëria te qytetarët në 30%.  Tashti PSD është partia e parë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, ndaj deklarimit të Molliqajt, ka reaguar edhe Fadil Lepaja, pasi ky i fundit ishte përmendur si personi që ka rekrutuar Konjufcen në SHIK.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lepaja ka thënë se përmes deklaratës së tij ka marrë vesh gjëra për veten e tij e që nuk i ka ditur, përcjell “Bota sot”.

Ai ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë në jetën e tij, pjesëtar e as bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat