Krasniqi: Përmes rastit të Konjufcës do t’ia kërkojmë Gjykatës publikimin e gjithë emrave të pjesëtarëve të SHIK’ut

Aktuale

Krasniqi: Përmes rastit të Konjufcës do t’ia kërkojmë Gjykatës publikimin e gjithë emrave të pjesëtarëve të SHIK’ut

Më: 12 prill 2019 Në ora: 18:42
Frashër Krasniqi

Deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi sot në Info Magazine ka folur për debatin Molliqaj-Konjufca rreth asaj që ky i fundit ka qenë apo s’ka qenë pjesë e SHIK’ut.

Deputeti Dardan Molliqaj sot gjatë seancës të Kuvendit doli me detaje të reja, për çka thotë se e dëshmojnë atë që e kishte deklaruar më herët – se Glauk Konjufca kishte punuar për SHIK’un për rreth 1 vit. Sot pasdite, Konjufca sërish e mohoi një gjë të tillë.

Frashër Krasniqi thotë se Konjufca nuk ka guxim ta pranojë, siç e quan ai këtë të vërtetë.

‘’Glauku nuk po ka guxim me dalë  e me pranu.  Nuk guxon me dalë në Kuvend aty për aty me kthy përgjigje, sepse tutet çka po pason në këtë debat. Pse po i  ikin debatit dhe nuk po përballen në Kuvend?’’, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai thotë se tash ka mbetur veç përballja në Gjykatë. Krasniqi e sheh si pozitive këtë gjë, pasi aty do të kërkojnë që të publikohen gjithë emrat e pjesëtarëve të SHIK’ut.

‘’Ne do kërkojmë nga Gjykata që të publikohen gjithë emrat e pjesëtarëve të SHIK’ut. Ne do ta synojmë një gjë të tillë. Është pozitive që kjo lëndë të trajtohet në Gjykatë. Në mënyrë që të mos lejohet hapësira që njerëzit të flasin e të bëjnë akuza gjatë gjithë kohës. Hala më pak sot na ka bind Glauku që kjo nuk është e vërtetë. Pse po i  ikë VV debatit? Sa herë që kritikohet ajo me deklarata e fakte, del e thotë se ky është një konspiracion për shkatërrimin e VV’së’’, ka thënë Krasniqi.

Deputeti Dardan Molliqaj sot ka thënë se Glauk Konjufca ka punuar në Shërbimin Informativ të Kosovës në vitin 2000 -2001.

Ai ka theksuar se Konjufca ka shërbyer në këtë periudhë në SHIK dhe ka pasur një pagë prej 150 markash.

“Pas shumë hipokrizive që janë thënë, sic e kemi thënë edhe më herët duhet të ballafaqohemi me të vërteta e jo me shpifje. Viti kur Glauk Konjufca ka qenë në SHIK, ka qenë 2000 – 2001. Raportimin ia ka bë Fadil Lepajës.  Një prej letrave që ka ardhë nga tereni, ishte edhe të dhana se kush po vinte nga Lugina e Preshevës, Glauku dhe të tjerët i përpunonin dhe i futnin në të dhanat e SHIK-ut. Arsyet e largimit të Glaukut nga ana e SHIK ishte paga e ulët”, ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat