Fillimisht u “përplasën” dhe pastaj, Xhavit Haliti shpërtheu në gaz me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, gjatë seancës së sotme, e cila ende është duke vazhduar.
Pasi që nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ia dha fjalën Sami Kurteshit, deputeti i VV-së i tha Halitit se “ty s’po të them falemnderit hiç”.
E përgjigja e Kurteshit shkaktoi të qeshura tek nënkryetari i Kuvendit dhe tek deputetët e tjerë.
Para këtij momenti,Haliti, teksa ishte duke e udhëhequr seancën për “fondet pensionale që kanë mbetur në Serbi”, ka pasur një përplasje me deputetin e VV-së, Sami Kurteshi.
Kjo pasi në momentin kur Haliti mori fjalën nga foltorja e kryetarit të Kuvendit, deputeti i VV-së, Sami Kurteshi, nuk ishte i pajtimit.
Kurteshi tha që Haliti, nuk ka të drejtë që të flasë dhe të jep komente nga ajo karrike, teksa mori një përgjigje të ashpër nga nënkryetari i Kuvendit, Haliti.
Haliti i tha Kurteshit, se tani për tani është kryetar i Kuvendit, pasi që po udhëheq me seancën që është duke u mbajtur.
“Mirë de unë kam drejtë me diskutu. S’po të pyes ty. Unë e kam diskutimin tim, ti e ki tandin. Ty spo të pëlqen, mu po më pëlqen. Në foltore dhe mikrofon temin jam ka flas. Unë kam drejtë të diskutojë, se qitash jam në postin e kryeparlamentarit. I kam minutat e mi me folë”, i tha Haliti,deputetit Kurteshi.