“T’u paskan përzi kabllat” – “ty t’i kanë hjek krejt prej shlikeri” – përplasja mes Zekës dhe Hasanit

Aktuale

“T’u paskan përzi kabllat” – “ty t’i kanë hjek krejt prej shlikeri” – përplasja mes Zekës dhe Hasanit

Më: 12 prill 2019 Në ora: 19:07
Milaim Zeka

Në debatin e Kuvendit, lidhur me taksën 100 përqind ndaj Serbisë, i cili është duke vazhduar ende, po vazhdojnë përplasjet mes deputetëve.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, përkrahu deklarimet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhej, i cili kërkoi reciprocitet të plotë me Serbinë.

E teksa mbajti fjalimin e tij, Hasani, kritikoi deputetin Milaim Zeka, duke thënë se “iu paskan përzi kabllat”, duke iu referuar deklaratës së Zekës, se nuk do të votojë kundër rezolutës për reciprocitet”.

“Edhe muri me i qitë Serbisë është pak. Edhe ajrin ja kisha ndalu Serbisë. E Milaimit, ju paskan përzi kabllat“, ka thënë deputeti i PDK-së, Nait Hasani.

E i menjëhershëm ka qenë përgjigja e deputetit Zeka.

Ai tha se atij ndoshta iu kanë përzi kabllat, por “Nait Hasanit ia kanë hekë kabllat prej shlikeri”

“Naiti tha mu kanë përzi kabllat, a këtij ja kanë hjekë krejt kabllat prej shlikeri”, ka thënë Zeka.

Seanca e Kuvendit, ende është duke vazhduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat