Replikë e ashpër mes Shkumbin Demalijajt dhe deputetit të Vetëvendosjes: “Kopalla, vajtime”

Aktuale

Replikë e ashpër mes Shkumbin Demalijajt dhe deputetit të Vetëvendosjes: “Kopalla, vajtime”

Më: 12 prill 2019 Në ora: 19:15
Shkumbin Demalijaj

Taksa prej 100 përqind nda produkteve serbe, ka ngjallur një debat të ashpër në Kuvendin e Kosovës.

Debati u ndez, në momentin kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, kërkoi që kjo masë ndaj produkteve serbe thellohet deri në reciprocitet të plotë.-

“Do të gjendeshim në një pozicion më të mirë edhe gjeopolitik. Prandaj, jemi pro taksës 100 përqind, por e ripërsëris që kësaj takse duhet t’i shtohesh edhe reciprociteti i plotë”, ka thënë Rexhaj.

Kjo deklaratë e deputetit Rexhaj, ngjalli reagim të deputetit të AAK-së, Shkumbin Demalijaj.

Ai i quajti kopalla deklaratat e deputetit të VV-së, teksa shtoi se taksën ndaj Serbisë, e kanë përkrahur edhe na kohën kur AAK, ka qenë në opozitë.

Madje, Demalijaj tha se përkundër që në atë kohë nuk ka qenë deputet, është arrestuar, por që sipas tij nuk po vajton për këtë gjë.

“Krejt cka po flet deputeti është kopallë. Po na kallxon histori të trishta gjoja se janë dhunu nga shteti. Faleminderit që po e përkrahni taksën. AAK e ka përkrah edhe më herët taksë, edhe kur skam qenë deputet. Edhe unë jam arrestu po s’po vajtoj”, ka thënë Demalijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat