Haradinaj publikon fotografi prekëse: Aty ku jam ndarë nga Luani më 6 maj 1997

Aktuale

Haradinaj publikon fotografi prekëse: Aty ku jam ndarë nga Luani më 6 maj 1997

Më: 12 prill 2019 Në ora: 19:38
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar disa fotografi nga vendi ku ishte parë për herë të fundit me vëllaun e tij të rënë dëshmor, Luan Haradinaj.

Haradinaj, në rrjetin social “Facebook” ka treguar se ka shkuar te ai vend së bashku me shumë bashkëluftëtarë.

“Aty ku jam ndarë nga Luani më 6 maj 1997, në Qafë Mullarë”, ka shkruar Haradinaj.

Këtë vit bëhen 22 vjet nga rënia e ushtarit Luan Haradinaj, i cili kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat