Haradinaj tallet me deputetët që kanë ikë nga seanca: Mos jeni mërzit t’u na këqyr në televizion - Bota Sot
Haradinaj tallet me deputetët që kanë ikë nga seanca: Mos jeni mërzit t’u na këqyr në televizion

Aktuale

Haradinaj tallet me deputetët që kanë ikë nga seanca: Mos jeni mërzit t’u na këqyr në televizion

Më: 12 prill 2019 Në ora: 20:31
Daut Haradinaj

Në debat për arsim në Kuvend, në fjalimin e tij  i shkurtër ka qenë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Ai është tallur me deputetët e Kuvendit, të cilët nuk kanë qëndruar në Kuvend.

Në sallë aktualisht kanë mbetur fare pak deputetë.

“Shpresoj që s’i kemi lodh as deputetët tonë që na shohin përmes televizionit. Se nashta janë mërzit t’u na këqyr neve”, tha Haradinaj.

Tutje, ai tha se për gjendjen në arsim, ministri aktual do ta ketë përkrahjen e AAK’së.

“Ministri i Arsimit do të ketë përkrahjen tonë meqë e dimë që situata nuk është aq e mirë. Do të nxisim edhe rritjen e buxhetit, në mënyrë që të përmirësohen edhe kushtet e punës”, ka thënë tutje Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...