Pal Lekaj takohet me Ilir Metën dhe Sali Berishën

Aktuale

Pal Lekaj takohet me Ilir Metën dhe Sali Berishën

Më: 12 prill 2019 Në ora: 21:41
Pal Lekaj dhe Sali Berisha

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, ka qëndruar sot në Shqipëri. Me ç’rast  është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe ish Presidentin dhe ish Kryeministrin, Sali Berisha.

Lekaj, ka theksuar se në takim është biseduar për aktualitetin politik në Kosovë dhe Shqipëri.

“Sot, gjatë qëndrimit tim në Shqipëri, në takime të ndara u prita nga presidenti i këtij vendi, Ilir Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha. Diskutuam për projektet e përbashkëta Kosovë – Shqipëri, jo vetëm infrastrukturore, por edhe për aktualitetin politik në të dyja vendet”, ka shkruar Pal Lekaj në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Sot, gjatë qëndrimit tim në Shqipëri, në takime të ndara u prita nga presidenti i këtij vendi, z. Ilir Meta dhe ish kryeministri z. Sali Berisha. Diskutuam për projektet e përbashkëta Kosovë – Shqipëri, jo vetëm infrastrukturore, por edhe për aktualitetin politik në të dyja vendet.

I informova se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po punon drejt lidhjeve të reja infrastrukturore nga Kosova në Shqipëri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat