Hisen Berisha me një rrëfim të jashtëzakonshëm: Më vjen keq edhe sot se si ushtarët serb humbën jetën

Aktuale

Hisen Berisha me një rrëfim të jashtëzakonshëm: Më vjen keq edhe sot se si ushtarët serb humbën jetën

Më: 12 prill 2019 Në ora: 22:43
Hisen Berisha

Komandanti i Betejës së Kosharës, Hisen Berisha në emisionin “Blic Interview” , ka rrëfyer momente nga luftime që janë zhvilluar në këtë betejë.

“Ditën e parë jemi munduar që t’i bllokojmë rrugët e furnizimit. Ditën e nesërme e kemi marrë kazermën”, tha ai.

Ai tha se i ka ardhë keq se si e kanë humbur jetën ushtarët serbë.

“Nuk kam dashur asnjëherë të flasim për mënyrën se si ata e kanë humbur jetën në këtë betejë”, tha ai.

“Ne kemi ruajtur edhe identitetin e ushtarëve serb”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, ushtria serbe i ka nëncmuar dhe kjo ka qenë një prej arsyeve se përse humbën ata kaq keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat