Serbia angazhon kompani lobimi në SHBA – kundër taksës së Kosovës

Aktuale

Serbia angazhon kompani lobimi në SHBA – kundër taksës së Kosovës

Më: 12 prill 2019 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Qeveria serbe e ka angazhuar një kompani lobuese amerikane për ta ndihmuar kryesisht në lidhje me taksën e Kosovës ndaj produkteve serbe.

Kompania “Cleary Gottlieb Steen & Hamilton LLP” do të angazhohet për të përfaqësuar interesat e Serbisë në administratën amerikane, raporton KTV.

“Jemi të lumtur që Republika e Serbisë i ka marrë shërbimet e kompanisë tonë për ta përfaqësuar në çështje që lidhen me SHBA-në (duke përfshirë komunikimin e drejtpërdrejt me Qeverinë e SHBA-së), sa u përket kontestimeve që lidhen me rajonin e Kosovës dhe Metohisë (jashtë Serbisë shpesh referohet si “Kosovo*”), për çështje të bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë kufizimet tregtare të imponuara nga autoritetet e Kosovës*, posaçërisht për mallrat dhe shërbimet me origjinë nga Serbia”, thuhet në letrën e përfaqësuesve të kësaj kompanie.

Letra është dërguar më 20 mars 2019, dhe kjo kompani përfaqëson edhe interesat e Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë, Sllovenia e Malit të Zi në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat