Ja çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë

Aktuale

Ja çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 08:06
Prishtina

Këto do të jenë ngjarjet e ditës për sot.

09:30

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të përcjellë procesin e garës së nxënësve në komunën e Shtimes në fushën e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik. (Shtëpia e Kulturës, Shtime)

 09:30

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, mban Kuvendin Zgjedhor. (Restorant “Nafron”, Prizren)

10:00

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 14-vjetorit të themelimit të gjimnazit “Loyla”, në Prizren. (Gjimnazi “Loyola”, Prizren)

10:00

Instituti i Medias i Kosovës, në bashkëpunim me South East European Network, mban trajnimin njëditor me temën “Dezinformata dhe lajmet e rreme”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00

Me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe, mbahen homazhe te vendi i rënies. (Sipër fshatit Krushë e Madhe)

11:00

Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare “Pjetër Budi” nga Tirana, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Saga” në Prishtinë, organizojnë tryezën shkencore “Agim Gjakova në letrat shqipe”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

11:00

Mbahet tubim përkujtimor në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve të Llashticës. (Llashticë, Gjilan)

11:00

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të përcjellë procesin e garës në komunën e Ferizajt në fushën e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik. (Shkollat “Çesk Zadeja” dhe “Tefik Çanga”, Ferizaj)

12:00

Alternativa mban konferencën javore për medie. Flet Gurakuq Dobruna, anëtar i Kryesisë qendrore dhe Kryetar i degës së Alternativës në Gjakovë. (Zyrat e Alternativës, te Qafa)

13:00

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, do të dalë në terren bashkë me inspektoratin. Vendet se ku do të inspektohet do të vendosen së bashku me gazetarët. Transporti është i organizuar nga ministria. (Nisja bëhet nga objekti i MTI-së)

18:00

Mbahet akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe. (Shtëpia e Kulturës “Muhamet Malsori”, Krushë e Madhe)

20:00

Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Romëve dhe jubileut “30-vjetori i Teatrit Rom” jepet premiera e shfaqjes “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paqaku” e autorit Nexhip Menekshe dhe regji nga Kaltrim Balaj. (Shtëpia e Kulturës, Prizren)

20:00

Në natën e pestë të “Chopin Piano Fest Prishtina”, performojnë Clemens Rave (Gjermani) në piano dhe Visar Kuqi (Kosovë) në violinë. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, Prishtinë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat