A ka qenë Glauk Konjufca për ‘shërim te Burdushi?, sipas Dardan Molliqajt

Aktuale

A ka qenë Glauk Konjufca për ‘shërim te Burdushi?, sipas Dardan Molliqajt

Më: 13 prill 2019 Në ora: 08:44
Burdushi dhe Glauk Konjufca

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është pyetur se pse ka thënë që ‘Glaukun nuk do të mund ta shpëtojë as Burdushi’.

Molliqaj në Debat Plus në Tv Dukagjini ka thënë se Burdushin nuk e ka parë kurrë në jetë.

E për lidhjet me të, duhet pyetur Konjufcën, sipas Molliqajt.

“Burdushin kurrë në jetë nuk e kam pa. Konjufcën duhet me pyet çfarë lidhjesh ka me Burdushin. Kushdo që ka kriza po shkojshin te Burdushi. Kom thanë që prej të vërtetës s’mundet me i ikë askush, e krizat mundet me të ndihmu dikush me i kalu”, ka thënë Molliqaj, i cili ka refuzuar të përgjigjet nëse Konjufca ndonjëherë ka qenë për të kaluar ndonjë krize të Burdushi.

Tutje, ai ka kritikuar edhe ish-kryetarin e SHIK’ut, Kadri Veselit.

“Pse po hesht ai nëse kanë bë punë të mira. Pse ka nevojë me i fsheh agjentët e SHIK’ut”, ka thënë Molliqaj tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat