Samarxhiq : Kosova është burimi i popullit dhe shtetit serb

Aktuale

Samarxhiq : Kosova është burimi i popullit dhe shtetit serb

Më: 13 prill 2019 Në ora: 10:13
Slobodan Samarxhiq

Redaksia e portalit serb“Zëri i të rinjve” iu ka dërguar një grupi të intelektualëve serbë pyetjet e njëjta, prej të cilëve pret përgjigje, ndërsa këto janë përgjigjet e Slobodan Samarxhiq profesor i Fakultetit të Shkencave Politike dhe udhëheqës i Lëvizjes shteformuese të Serbisë, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”

Çka është për ju Kosova?

Sikur secili lum që ka burimin, po ashtu edhe secili popull apo shtet ka burimin e vetë. Për Serbinë ky burim është Kosova. Dhe përderisa është ai burim, do ketë rrjedhje historike në jetën e popullit dhe shtetit serb. Nëse ky burim I kulturës, historisë dhe shtetësisë do ndalej, nuk do thotë se serbët dhe Serbia zhduken, por është evidente se do ndalonin të ishin rrjedhje historike, në rastin më të mirë do ishin liqen që thahet. Historia jonë tregon se kjo e vërtetë është indiferente me pozitën aktuale të Kosovës në çështjen a është ajo pjesë e Serbisë apo e okupuar. Nëse themi të vërtetën pjesa më të madhe të historisë e kaloi si e pushtuar, por nuk duhet harruar se gjatë okupimit turk u krijua miti i Kosovës. Kur u përtëri shtetësia serbe në fillim të shekullit 19, sytë e kryengritësve , ushtarëve edhe popullit ishin drejtuar ka Kosova, atij burimi të jetës serbe edhe Serbisë. Një shekull më vonë pas kryengritjeve ajo u çliruar dhe ishte pjesë e Serbisë.

A mundet Serbia të vazhdoj rrugën historike pa Kosovën si pjesë të saj?

Historikisht është e qartë se Kosova nuk ishte gjithmonë pjesë e Serbisë. Por ajo situatë ishte produkt i fuqive të mëdha, që populli dhe shteti nuk kanë mundur të iu përballen, pushtimi turk, okupimi austriak e bullgar, okupimi gjerman, agresioni i NATO-së dhe suksesioni shqiptar. Serbët nuk e kanë shitur Kosovën as nuk e kanë njohur si shtet të huaj, por kanë duruar forcën, kanë kultivuar ndjenjat kolektive dhe kanë pritur rastin ta kthejnë. Kjo është vertikalja e qëndrimit politik serb për Kosovën në episodin tjetër. Për herë të parë pas 9 shekujve të ekzistimit të shtetit serb, pushtetarët serb janë gati të njohin shkëputjen me dhunë të Kosovës si gjë të përfunduar. Të them direkt: Si do ishte rruga historike pa Kosovën? Pa Kosovën do thotë të jemi pa historinë tonë. Sepse në Kosovën është menduar sa herë që populli është çliruar. Ajo është metafora jonë më e madhe, kultura, jeta shpirtërore, trimëria, ngritja shtetësia viktimizimi – çdo gjë që e bënë jetën e një populli të pasur. A duhet të heqim dorë nga e gjithë kjo të “vazhdojmë rrugën historike pa Kosovën “. Kush na detyron? Faktori i jashtëm? Ai është një konstante në historinë tonë që ka ruajtur rëndësinë e Kosovës. Sot nuk bëhet fjalë për “faktorin e jashtëm” si kërcënimin më të madh po për klasën politike, që përfitojnë dhe pë rata me rëndësi është të harrojnë të shkuarën. Mua nuk më interson synimi dhe rruga e tyre

Pse popullit serb i duhet miti I Kosovës në ardhmëri?

Nuk ka popull të madhe pa marr parasysh numrin dhe hapësirën që ka pa mitin e vetë. Nëse ai kalon edhe nëpër përpunimin artistik në poezi, prozë, muzikë, film kulturë kjo zgjat me shekuj atëherë kemi të bëjmë me trashëgimi kulturore. Historia ka dashur që këto të jenë më të shprehurat në Kosovë, prandaj pikërisht në atë hapësirë përtërihet sot e kësaj dite drama mitike e tempujve, kishave dhe manastireve të popullit serbe. Shkatërrohen edhe djegen si në kohën turke, përtërihen dhe ndërtohen pas çdo stuhie barbare dhe pa një përvojë të tillë miti i Kosovës nuk do të ishte i gjallë në vetëdijen serbe dhe çdo kush mund të shoh si pasurohet çdo herë. Për popullin serb ai mit është shtyllë autentike mes të kaluarës , të tashmes dhe të ardhmes.

(Autori është profesor i Shkencave Politike dhe kryetar i Lëvizjes shtet formuese të Serbisë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat