"Jo të gjithë në SHIK ishin vrasës, por aty gjithçka ka vendos Thaçi, Haliti dhe Grabovci"

Aktuale

"Jo të gjithë në SHIK ishin vrasës, por aty gjithçka ka vendos Thaçi, Haliti dhe Grabovci"

Nga: H.O. Më: 13 prill 2019 Në ora: 10:36
Xhavit Haliti dhe Hashim Thaci

Ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari në një postim të tij në Facebook është inkuadruar në temën rreth SHIK-ut.

Ai shkruan në Facebook se jot ë gjithë në SHIK ishin vrasës dhe të këqinjë, por ai është keqpërdorur për interesa të PDK-së.

Postimi i plotë pa ndërhyrje të redaksisë:

Na shurdhut bothen ...me at Shik_un jo ti,jo aj, jo ky,përmendni ata miljonerat që i kan secili 2,3 miljon te vjedhur nga ky popull kriminelat,hajnat në politik ata që kan vrar ardhmerin ton ata permendni .
Nese mendoni se te gjith që kan qen pjes e SHIK_ut kan qen të këqij ja te rrezikshum dhe vrases,shkoni te mjeku kontrollonu se e keni gabim të madh dhe nuk shihni mir padi aty kan punu shum luftar e atdhetar lula të nanes ...!
Shik_un ësht demonizuar dhe keqëperdor për interesa të PDK dhe interesa të 5.6 vetave udhehesa të tij por edhe dirigjentave që kan qen jashta Shik_ut por kan vendos për gjithqka aty si Hashim Thaqi Xhavit Haluti,Adem Grabovci.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat