Thaçi: Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit

Aktuale

Thaçi: Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit

Nga: D.RR Më: 13 prill 2019 Në ora: 11:19
Hashim Thaçi

Presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet e tyre në Kosovë, përcjellë “Bota sot”.

Ai ka thënë se të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit.

Postimi i plotë:

Krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë. Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit. Ka vetëm një dallim: holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare! Një qasje e tillë e Serbisë nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat