Policia e Kosovës për herë të dytë pjesë e garës ‘Annual Warrior Competition’

Aktuale

Policia e Kosovës për herë të dytë pjesë e garës ‘Annual Warrior Competition’

Më: 13 prill 2019 Në ora: 15:33
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës për herë të dytë ka marrë pjesë në këtë garë, në të cilën po marrin pjesë mbi 30 shtete me rreth 40 ekipe nga e mbarë bota.

Në këtë garë përfaqësuese e Policisë së Kosovës është NJSI – Njësia Speciale Intervenuese, e cila në vitin e kaluar ishte e ranguar në listën e 10 shteteve me rezultatet më të mira në këtë garë, përderisa e njëjta synon këtë vit rezultate më të mira në pozita më të larta.

Në këtë garë marrin pjesë njësitë elite policore si dhe ato ushtarake, të cilat garojnë në :

*  Qitje me armë në lëvizje,

*  Qitje me armë në pozicione të ndryshme luftarake,

*  Marshime me pesha dhe armatim,

*  Snajpim Urban dhe Rural,

*  Vëzhgim dheVrojtim,

*  Neutralizim selektiv,

*  Taktika intervenuese nga vetura,

*  Intervenime në objekte dhe mjete transporti.

Policia e Kosovës me njësinë elite të saj po tregon profesionalizëm dhe rezultate pozitive në fusha të ndryshme karshi policive të shteteve të ndryshme ndërkombëtare.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat