Haradinaj: Menduan se prishem me Amerikën, po Amerika i ka bombardu këta kojshitë

Aktuale

Haradinaj: Menduan se prishem me Amerikën, po Amerika i ka bombardu këta kojshitë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 16:50
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj sot gjatë një takimi me degën e AAK’së në Ferizaj ka folur edhe për situatën aktuale në vend, përfshirë, taksën dhe ikjen e të rinjve.

Haradinaj thotë se nuk mund të biejmë në konflikt me Amerikën, sepse për të vërtetën e Kosovës ata kanë bombarduar Serbinë.

‘’Unë kam pasë kundërshtarë shumë xhelozë. Mua më thonë që kjo qeveri ska me zgjatë 3 javë. Pastaj kanë shpresu që sdo t’i kryej punët e mëdha. Kanë mendu që kemi dështu, nuk kam me mbërri… Pastaj kanë mendu që do të bi në konflikt me dynjanë. Jo se nuk bie në konflikt Amerika me ty kur e sheh që ti je t’u e mbrojtë të vërtetën e Kosovës. Se për atë të vërtetë Amerika e ka bombardu kojshinë. Vetëm duhet me ia sqaru mirë se ku pot ë dhem ty. Edhe Evropa. Ata e kanë bombardu dikur për të të vërtetën tonë’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat