Krasniqi: Delegacioni shtetëror ka hequr dorë nga kërkesa për kërkim falje nga Serbia

Aktuale

Krasniqi: Delegacioni shtetëror ka hequr dorë nga kërkesa për kërkim falje nga Serbia

Nga: A.ZH Më: 13 prill 2019 Në ora: 17:00
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se delegacioni shtetëror i Kosovës në dialog me Serbinë, ka hequr doë nga kërkesa për kërkim falje nga Serbia, ende pa shkuar në tavolinën e negociatave.

Ajo ka thënë se pasojat e këtyre dështimeve strategjike, do t’i paguajë Kosova.

Postimi i Kransiqit:

Ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkon nga Kosova kërkim falje për taksën dhe të paguajnë ‘borxhin për këtë keqtrajtim’, pala kosovare nuk kërkon zyrtarisht nga Serbia kërkim falje për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe genocidin e kryer në Kosovë nga ky shtet.

Platforma e propozuar nga Delegacioni shtetëror, e miratuar në Kuvendin e Kosovës që përfaqëson, siç thuhet vet në këtë dokument, qëndrimin zyrtar shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë– ka hequr dorë nga kërkesa për kërkim falje nga Serbia, ende pa shkuar në tavolinën e negociatave.

Pasojat e këtyre dështimeve strategjike, për fat të keq do ti vuajmë të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat