Akuzat ndaj Konjufcës për SHIK-un, Molliqajn e quajnë komik: I ka humbur udha në oborr

Aktuale

Akuzat ndaj Konjufcës për SHIK-un, Molliqajn e quajnë komik: I ka humbur udha në oborr

Nga: A.ZH Më: 13 prill 2019 Në ora: 18:45
Glauk Konjufca dhe Dardan Molliqaj

Deputeti i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, ka akuzuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje se ishte pjesë e SHIK-ut, nga viti 2000 deri në vitin 2001.

Konjufca për këto akuza i ka dhënë kohë që t’i faktojë me dokumente, ndryshe ky i fundit duhet të kërkojë falje.

E duke komentuar “përplasjen” e tyre, Petrit Zogaj nga shoqëria civile, e ka quajtur “komik” Molliqajn, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se deputetit të PSD-së i ka humbur “udha në oborr”, pasi vet partia e tij, sipas Zogajt, është në “koalicion me SHIK-un, PDK-në e Kadri Veselit”.

Reagimi i Zogajt:

Dardan Molliqaj-komiku i zbuluar se fundmi.

Perderisa PSD dhe vet ai eshte ne koalicion me PDK e Veselit, pra me ShIK-un, ben performanca monotone ndaj tjereve per kinse lidhje me kete sherbim. Kjo po qe eshte humbje e udhes ne oborr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat