Aeroplani i nisur për Prishtinë detyrohet të kthehet në Cyrih për shkak të defektit

Aktuale

Aeroplani i nisur për Prishtinë detyrohet të kthehet në Cyrih për shkak të defektit

Më: 13 prill 2019 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Një aeroplan që është nisur nga Cyrihu për të ardhur në Prishtinë është kthyer prapë.

Aeroplani ishte nisur në orën 17:00 dhe është detyruar të aterojë pas 20 minutave, që fillimisht dyshohet të ketë ndodhur për shkak të defekteve.

Malësia Reisen ka qenë agjencioni me të cilën janë nisur udhëtarët.

Nga kjo kompani e konfirmuan kthimin e aeroplanit.

“Agjencioni ka qenë Malësia Reisen, ndërsa aeroplani ka qenë i kompanisë Swiss Airlines. Të gjithë udhëtarët janë akomoduar në hotel”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat