Një familje nga Malisheva, e cila merret me rritjen dhe kultivimin e gjedheve po e lë fajtor komunën, për ngordhjen e disa krerëve lopë. Kjo pasi që, familja Begaj thotë se asnjëherë nuk kanë marrë asnjë grant si ndihmë. E në Komunë, po e thonë të kundërtën.
Punën me kafshë e kanë pasion. Megjithatë mirëmbajtjen e tyre po e kanë të pamundur. Familja Begaj nga komuna e Malishevës, kanë tridhjetë krerë lopë, por hapësira e stallës nuk mjafton.
Si pasojë e hapësirës së vogël, Qamili pretendon se i ngordhi njëra nga kafshët.
Madje, këtë thotë se e vërtetoi edhe veterinari.
Qamil Begaj thotë se aplikoi disa herë në komunën e Malishevës, për të marrë subvencione për një stallë, megjithatë sipas tij, për arsye politike kjo kërkesë iu refuzua.
Pullazi ku qëndrojnë kafshët është i dëmtuar njësojë si edhe hapësira ku ato qëndrojnë.
Sipas tij Begajt, për shkak të kushteve, u detyrua që vetëm gjatë kësaj periudhe, t’i shesë disa lopë.