Cilat janë arsyet që quan në dorëheqjen e 35 policëve vitin e kaluar

Aktuale

Cilat janë arsyet që quan në dorëheqjen e 35 policëve vitin e kaluar

Më: 13 prill 2019 Në ora: 20:53
Policia e Kosovës

Raste të dorëheqjes ka edhe në Policinë e Kosovës.

Emigrimi po i prekë shumë institucione të ndjeshme të Kosovës. Policia e Kosovës nuk ka të dhëna për dorëheqjet e pjesëtarëve të policisë që mund të ndodhin për arsyeje e emigracionit.

Zyra për informim e Policisë së Kosovës thotë se në këtë vitin e kaluar kanë dhënë dorëheqje 35 policë për arsyeje të ndryshme.

Sipas kësaj zyre, janë 19 raste të dorëheqjeve të policëve në vitin e kaluar, ku në arsyetimin e tyre kanë cekur se kanë dhenë dorëheqje për arsyeje familjare .

Madje, ka policë që po japin dorëheqje për shkak që nuk po avancohen në pozitë, ose që nuk po pajtohen me kushtet e punës. Për kushtet e punës –të ardhurat janë 9 raste të dorëheqjes, ndërsa 4 janë për shkak të mos avancimit. Në 3 raste nuk është cekur arsyeja e dorëheqjes në vitin e kaluar.

Të dhënat e policisë tregojnë se në vitin 2017 kanë dhënë dorëheqje 33 policë, për arsyeje e njëjta sikurse në vitin e kaluar

“Numri i përgjithshëm i punonjësve/personelit te PK-se është mbi nëntë mije”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të policisë së Kosovës per lajmin.

Ndonëse ka dorëheqje vullnetare në polici, numri i atyre që dëshirojnë një vend pune është më mijëra.

Në konkursin e fundit, ku policia parasheh të punësojë 800 persona në këtë vit, për këto pozita kanë konkurruar rreth 18 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat