“Shpresa në Kosovë kthehet vetëm në momentin kur Kadri Veseli bëhet kryeministër”

Aktuale

“Shpresa në Kosovë kthehet vetëm në momentin kur Kadri Veseli bëhet kryeministër”

Më: 13 prill 2019 Në ora: 21:10
Kadri Veseli

Sot gjatë ditës, në një tubim të PDK-së, në Prizren, nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, tha se ikjet e të rinjëve nga Kosova dhe rikthimi i shpresës tek ta, bëhet vetëm në momentin kur drejtimin e qeverisë e merr Kadri Veseli.

Në këtë tubi, në të cilin u zgjodh kryetari i degës së PDK-së, në Prizren, Hoxhaj shtoi se PDK është parti e shpresës dhe e besimit nga qytetarët.

“Në këtë drejtim, neve na duhet që si parti e shpresës, e besimit, e optimizmit, që ta rikthejmë besimin në shtet. Këtë punë mund ta bëjë vetëm PDK-ja, dhe këtë punë mund ta bëjë vetëm Kadri Veseli, kur të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Mirëpo, i kontaktuar deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Haxhi Shala, u shpreh se i kupton këto deklarata të Hoxhajt, si “tendencë e tij për ta fuqizuar Kadri Veselin brenda PDK-së”, sepse siç u shpreh ai “ekziston një përplasje mes Veselit dhe Thaçit brenda partisë”.

“Kurdo që ata dëshirojnë me shku në zgjedhje, na gati jemi. Madje, ma gati se ata. Por, unë deklaratën e Hoxhajt, më shumë po e shoh si tentim për ta fuqizuar Kadrinë (Veseli), për shkak se po duket që si ka punët mirë me Hashimin (Thaçin) dhe atij (Kadri Veselit), po i duhet një përkrahje më e madhe brenda PDK-së. Sidoqoftë, unë e kuptoj Enver Hoxhajn, se ai është nënkryetar i partisë dhe e ka detyrë me e lavdëru kryetarin”, ka thënë Shala.

Gjatë ditës së sotme, tubime përvec PDK-së, ka mbajtur edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt.

Kryeministri i vendit ka mbajtur tubime me struktura të AAK-së, në Ferizaj dhe Kaçanik, teksa aty ka dhënë zotime për “rritje ekonomike në Kosovë”.

Madje, ai u shpreh se nuk do dorëzohet dhe do vijë koha kur nga vendet perëndimore do të kthehen për të punuar në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat