Iu vranë 13 familjarë, flet e mbijetuara e masakrës së Llashticës

Aktuale

Iu vranë 13 familjarë, flet e mbijetuara e masakrës së Llashticës

Më: 13 prill 2019 Në ora: 22:21
Atë ditë u vranë dhe u djegën 13 familjarë të saj e gjashtë mbetën të plagosur.

Drita Hyseni, e mbijetuara e masakrës së Llashticës, ka rrëfyer për herë të parë, tmerrin ndaj familjes së saj nga serbët. Asaj iu vranë 13 familjarë dhe mbetën të plagosur gjashtë të tjerë.

Ngjarja e 30 prillit 1999 i ka mbetur e ngulitur në kokë drita Hysenit që atë botë ishte 13 vjeçare.

Atë ditë u vranë dhe u djegën 13 familjarë të saj e gjashtë mbetën të plagosur.

Në mesin e tyre edhe vetë Drita, e cila rrëfen tmerrin.

Sipas saj, kanë qenë një serb dhe një rom ata të cilët kryen aktin makabër e që më pas djegën shtëpinë me kufoma brenda.

Por Dritës dhimbjet nuk iu ndalën.

Pas gati 2 dekada më vonë e kishte takuar vrasësin e familjes së saj.

‘E kam pa në Gilan duke u sillë’, thotë ajo.

Kjo masakër i kujtohet mirë edhe Nehat Shabanit që mbeti i plagosur atë ditë.

Të mbijetuarit e masakrës së Llashticës ku u vranë gra e fëmijë nuk janë të kënaqur me drejtësinë pasi sipas tyre kriminelët vazhdojnë të ecin lirshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat