Vazhdon gjahu ndaj ushtarëve të UÇK’së, dërgohen në burg vëllezërit Demaku, arrestohen edhe dy të tjerë

Aktuale

Vazhdon gjahu ndaj ushtarëve të UÇK’së, dërgohen në burg vëllezërit Demaku, arrestohen edhe dy të tjerë

Më: 14 prill 2019 Në ora: 06:36
Vazhdon gjahu ndaj ushtarëve të UÇK’së, dërgohen në burg vëllezërit Demaku, arrestohen edhe dy të tjerë

Ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku, janë dërguar të premtën përfundimisht në burg për vuajtje dënimi. Ata do të vuajnë dënim në burgun e Dubravës sipas vendimit të dhënë nga sistemi i Drejtësisë në Kosovë.

Veç vëllëzërve Demaku këtë të shtunë, si kërkesë e panelit gjyqësor të Eulex-it, ka pasur edhe arrestime të reja. Të arrestuarit e sotëm janë vëllëzërit Driton, Agim dhe Selman Demaj.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), ka njoftuar se dje është dërguar në vuajtje të dënimit ish-kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku dhe ish-deputeti Fadil Demaku.

Në një njoftim për media, OVL UcK ka bërë të ditur se sot janë arrestuar edhe vëllezërit Driton, Agim e Selman Demaj, në cilësinë e të dyshuarve.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe grupi i Drenicës janë dënuar pa prova materiale, me vetëm një deklaratë të një pale, e që është absurd i kësaj drejtësie, që fatkeqësisht po e zbaton drejtësia e Kosovës.

Dje u dërguan në vuajtje të dënimit kryetari i komunës së Drenasit Nexhat Demaku e ish deputeti I Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku, ndërsa sot arrestohen dhunshëm vëllezërit Driton, Agim e Selman Demaj në cilësinë e të dyshuarit.

Neve si OVL UÇK, na brengos fakti që kriminelët serbë shëtisin lirshëm kudo në Kosovë dhe nuk gjykohen për krimet që i kanë bërë, por po gjykohen e denohen me akuza të rrejshme luftëtarët e lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat