30 ditë paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Aktuale

30 ditë paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Më: 14 prill 2019 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit të nacionalitetit serb me inicialet Z.K, pasi që dyshohet se ka kryer veprat penale të krimeve të luftës në Kosovë gjatë vitit 1999.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, si dhe të dyshuarit Z.K, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Sipas Prokurorisë Speciale, i dyshuari Z.K, dyshohet se ka kryer veprat penale të  krimeve të luftës në Kosovë, konkretisht në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna e Ferizajt, gjatë vitit 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat