Vasfije Krasniqi viziton vendin ku u dhunua: Ky është vendi ku mu shuan ëndrrat

Aktuale

Vasfije Krasniqi viziton vendin ku u dhunua: Ky është vendi ku mu shuan ëndrrat

Më: 14 prill 2019 Në ora: 14:29
Vasfije Krasniqi-Goodman

(E plotësuar) - 20 vjet më parë në oborrin e kësaj shtëpie ajo përjetoi krimin më makabër, atë të dhunimit seksual. Ishte vetëm 16 vjeçare por ajo e mbanë mend shumë mirë atë ditë, kur me dhunë u soll nga agresorët serb, në këtë vend për t’u dhunuar seksualisht.

20 vjet pas, e mbijetuara e kësaj torture, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka marrë guximin që të ballafaqohet me vendin e krimit, duke ftuar edhe institucionet e Kosovës që kjo ditë të mbetet si simbolike. Ditë kjo që të shënoi dhimbjen dhe vuajtjen e 20 mijë viktimave të dhunës seksuale.

 “20 vite më parë, në këtë oborr mu shuan edhe ëndërrta e fëmijërisë”, kështu e fillon fjalimin Vasfije Krasniqi, në oborrin ku edhe e përjetoi tmerrin aso kohe.

Në po këtë vend, 20 vite pas, ajo ende bënë thirrje për drejtësi, për të cilën thotë se edhe iu mohua.

Krasniqi-Goodman: Aty mu shuan ëndërrat e fëmijërisë

“Unë sot po foli si një 16 vjeçare kur ka ndodhur rasti para 20 viteve këtu në këtë oborr. Aty mua mu shuan ëndërrtat e fëmijërisë, unë nuk e disha se çfarë po ndodh me mu, por unë e dijsha se çfarë po bëhet, por ment i kisha tek familja, se i lashë aty krejt në shtëpi, qysh më murrën, e kisha nënën, e kisha vllaun, e kisha agjin. Unë drejtësi kërkova prej 99’es të UNMIK-u, në 2010 te EULEX-i, mua drejtësia më është mohuar, por unë nuk do të ndalem, do të vazhdoj jo vetëm për vete, por për 20 mijë tjera me kërku drejtësi, si prej Kosovës, ashtu edhe prej shteteve tjera...Por neve çka na duhet, nuk po kërkojmë asgjë më pak e as më shumë, përveç se drejtësi. Drejtësia neve na duhet se shpirti jonë nuk do të rehatohet derisa të kemi drejtësinë ”, thotë Krasniqi.

Krasniqi thotë se këto krime nuk duhet të fshehën më, sepse dëshmitarë të tyre janë familjarë, bashkëshortë, prindërë e fëmijë.

Për tmerrin që ka përjetuar motra e tij, Nafi Krasniqi thotë se e ka shumë rëndë edhe të kalojë pranë këtij vendi. Ai po ashtu rrëfen se dhunimi nuk ka ndodhur vetëm në oborrin e kësaj shtëpie, por edhe në një shtëpi në fshatin Babimost, ku fare pranë vendit, vazhdon të jetë i lirë kryesi i kësaj vepre.

Image

Krasniqi: Pranë asaj shtëpie jeton i dyshuari i dytë që kishte dhunuar motrën për herë të dytë

“Për neve është gjithmonë e njëjtë, tek ne vitet janë vetëm numra, sikur para 19 viteve, sikur para 18 është e njëjta, janë vetëm numra. Gjithmonë është shumë e rëndë kur kalojmë këtej për neve është shumë e rëndë, sepse në këtë shtëpi ka ndodhur krimi i para 20 viteve ndaj motrës tonë, e cila në atë kohë ka qenë vetëm 16 vjeçare. Mirëpo nuk ka ndodhur krimi vetëm këtu, fillimisht është sjellur në këtë shtëpi, pastaj e kanë marrë edhe e kanë dërgu në një shtëpi brenda fshatit Babimost, por aty nuk ka mundësi me shku për shkak se në afërsi të asaj shtëpie jetojnë i dyshuari i dytë ose krimineli i dytë, për shkak që aty nuk ka të dyshuar, mirëpo është një kriminel që ne e kemi identifikuar se ai e ka dhunuar motrën për herë të dytë”, thotë ai.

Vëllai i Vasfijes kërkon nga institucionet e drejtësisë që të kërkohet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.

I pakënaqur me atë se çfarë është bërë deri më tani po shprehet edhe agji i Vasfije Krasniqit, Mexhidi.

Krasniqi: Rasti i Vasfijen na ka prekur thellë në zemër

“Neve kemi qenë prezent gjatë luftës, kur e kanë dhunuar Buqen dhe njëkohësisht jemi ndjerë rëndë, na ka prekur thellë në shpirtin në zemër, por kemi qëndruar ashtu siç kemi mujt, bile edhe Buqja ka qëndruar e fortë, është mbajtur mirë dhe njëkohësisht tashmë është prej femrave të para, e cila ka dalur me një zë që me tregu realitetin çfarë ka ndodhur...Pak punohet në këtë drejtim, ose është punuar fare pak që nuk po zbulohen nuk po gjykohen kryerësit e veprave të cilat i kanë bërë... por institucionet tona me të vërtetë nuk kanë punuar mjaft, ose nuk kanë mundur me punu mjaft”, është shprehur ai.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, thotë se krimet e dhunimit të luftës dhe pasojat e saj janë ndër krimet më të heshtura në historinë e Kosovës, ku për të tilla raste nuk ka ndonjë ditë të veçantë që të shënohet ky krim.

Rushiti: Vasfija ka ardhur sot që të sfidoj të gjitha institucionet që të reflektojnë 

“Këtë pranverë po e shënojmë 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, siç e dini kjo pranverë po shënon aktivitete të ndryshme, po shënohen ditë të lavdishme të Epopesë së UCK-së, ditë të masakrave, torturimeve, keqtrajnimeve, por fatkeqësisht nuk ka ndonjë ditë të veçantë që të shënohet krimi më i heshtur i historisë së re të Kosovës, pra krimi i dhunimit të luftës, në raport me dhunimet seksuale në Kosovë... u ardh pikërisht sot me sfidu vetën, por edhe me i sfidu të gjitha institucionet e Kosovës edhe me i thirr për me reflektu që këto krime të dhunimit mos të ngelin pa ndëshkuar“, tha ajo.

Rushiti thotë se sot kanë ardhur të vizitojnë këtë vend për t’i treguar shoqërisë kosovare që kujtesa kolektive dhe historia e Kosovës, nuk mund të shënohet pa i marrë në konsideratë edhe 20 mijë viktimat e dhunës seksuale.

Rushiti thotë se për këtë vizitë në vendin ku ishte dhunuar 20 vjet më parë, Vasfije Krasniqi, kanë pasur shumë kërkesa nga institucionet që të marrin pjesë, mirëpo si organizatë kanë dashur ky aktivitet të shënohet me familjarë dhe pjesëtarë të QKRMT-së.

Pavarësisht kësaj, për të vizituar vendin ku Krasniqi u dhunua seksualisht para 20 viteve, kishte ardhur edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Tahiri: Sot dhe gjithmonë do të kërkojmë drejtësi për krimet e dhunës seksuale

“Si një bashkëmoshatar i Buqes, si një kojshi, që vijmë prej të njëjtit vend dhe kemi ndarë të njëjtin fat, sot jam këtu për të shprehur mbështetjen time personale, të familjes time, mbështetjen e qytetarëve të Vushtrrisë, për aktin e guximshëm të zonjës Vasfije Krasniqit, dhe do të bashkohemi me të dhe me të gjithë ata që kërkojnë drejtësi. Sot dhe gjithmonë kërkojmë drejtësi për krimet e dhunës seksuale në Kosovë, këto krime janë heshtur shumë gjatë, por tani duhet që të gjithë bashkë të bashkohemi një zë i vetëm dhe të thërrasim për drejtësi”, thotë Tahiri.

Vasfije Krasniqi, tashmë 36 vjeçare, 20 vjet më parë më 13 prill, ishte marrë nën kërcënimin e armëve  nga shtëpia e saj nga një burrë me uniformë të Policisë së Serbisë, ku i ishte nënshtruar torturave dhe dhunimit seksual. Për këtë akt makabër, asnjë person ende nuk është i dënuar.

***

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit të vitit 1999-të në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, së bashku me përfaqësues të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), kanë vizituar vendin e dhunimit të saj nga forcat serbe para 20 vitesh.

Në këtë aktivitet u kërkua që për herë të parë të shënohet kjo ditë, si krimi më i heshtur, duke ftuar kështu edhe insitucionet që ta shënojnë këtë ditë si “Dita e dhunimit seksual”.

Vasfije Krasniqi-Goodman, tha se në vitin 1999-të, forcat serbe të cilët e kishin kryer këtë akt dhunimi, ia shuan asaj ëndërrat e fëmijërisë, e për ta zbutur dhembjen sado pak, ajo iu drejtua edhe UNMIK-ut dhe EULEX-it, duke kërkuar drejtësi nga ata, por që kjo e drejtë iu mohua Krasniqit.

Image

“Sot flas si 16 vjecare kur ndodhi krimi, aty mu shuan ëndrrat e fëmijërisë nuk e dijsha se cka do ndodhte kur nisi dhunimi e dija por mendt i kisha të familja, drejtësi kërkova nga viti 99 nga UNMIK-u, EULEX drejtësia mu mohua, nuk do ndalem do vazhdoj për 20 mijë tjera me kërku drejtësi si prej Kosovë edhe shteteve tjera.

…Ky krim nuk do fshehet më se 20 vite u bë boll, krimet ndodhën edhe para familjes para burrit e fëmijëve ne po ua mblojmë serbëve duke e mbajt në vete, ju lus familjarëve me pas mendje më të hapur me fol lirshëm ata që janë të dhunuar me pas mbrojtje të familjes e insitucioneve kërkojmë drejtësi, na u duhet sepse shpritit nuk do rahatiget deri sa ta kemi drejtësinë”, tha Krasniqi-Goodman.

Ndërsa, Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive në QKRMT, e cilësoi Krasniqin si një ambasadore të guximshme, duke thënë se Kosova nuk ka ditë të veçantë ku shënohet krimi më i heshtur, ai i dhunimeve seksuale gjatë luftës së fundit në vendin tonë.

“Këtë pranverë po shënojmë 20 vjet të përfundimit të luftës se Kosovës dhe po e shënojmë me aktivitete të ndryshme, e ditë lavdishme të epopesë, masakrave, por nuk ka ditë të vecantë të shënohet krimi më i heshtur i dhunimit të luftës në raport me dhunime seksuale në Kosovë”

“Këtu kam ambasadoren e guximshme Vasfije Krasniqin-Goodman që ka ardh nga Amerika e largër dhe kjo vitin e kaluar i dha fund heshtjes e këtyre vitkimave të dhunës seksuale duke nda rregimin me shoqërinë Kosovare dhe erdhi në vendin ku ndodhi krimi i saj para 20 viteve ku endrrat për një jetë të mirë u shuqn dhe mi tregu shoqërisë që kujtesa e ka nuk mund të shkrujet pa marr edhe qindra gra tjera që janë dhunu”, u shpreh Rashiti.

I pranishëm për ta nderuar të mbijetuarën e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqin-Goodman, ishte edhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i cili i premtoi mbështetje Krasniqit, duke kërkuar që të bashkohen me përjetimin e saj, për të kërkuar drejtësi ndaj aktit të kryer nga forcat serbe.

“Si një bashkëmoshatar i Buqës e kojshi nga i njejti vend sot jam këtu për të dhënë mbështetjen time dhe qytetarëve të Vushtrrisë për aktin e guximshëm do bashkohemi me të dhe ata qe kërkojnë drejtësi, kerkojmë drejtësi për krimet e dhunes që janë heshtuar gjatë por tani duhet bashkë të bashkohemi dhe të thërrasim për drejtësi sepse vetëm duke pas drejtësi dhe sjellë para drejtësisë kryesit e krimeve Vasfija shoqja ime dhe gjithë të dhunarit e luftës do gjejnë prehje dhe qetësi”

“Sot ne nuk duhet ndjehemi të turpëruar e as shtypur, të turpruarit janë serbët ne jemi të fjtuarit sepse jemi të lirë dhe kemi pavarësinë”, tha Tahiri.

Më 16 tetor të vitit 2018-të, Vasfije Krasniqi-Goodman, u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë kështu e mbijetuara e parë, e cila pranoi që rrëfimin e saj për dhunën seksuale të kryer ndaj saj nga forcat paramilitare serbe në vitin 1999, ta shfaqë edhe publikisht.

Ndërsa më 18 tetor të 2018-ës, Vasfije Krasniqi-Goodman, u dekorua me medalje presidenciale nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat