Detaje të reja nga përleshja fizike në PDK-në e Skenderajt, ja pamjet

Aktuale

Detaje të reja nga përleshja fizike në PDK-në e Skenderajt, ja pamjet

Më: 14 prill 2019 Në ora: 17:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Me tensione e përplasje është zhvilluar sot gara për të zgjedhur kryetarin e fshatit të Klinës së Epërme të komunës së Skenderaj.

Mirëpo, për PDK-në çdo gjë nuk ka shkuar edhe aq mirë. Kuvendi i cili kishte filluar për të zgjedhur një kryetar, në fund ka përfunduar me përplasje.

Fizikisht është sulmuar Kryetari i të të rinjve të PDK-së në Skenderaj, Alban Berisha.

Sipas burimeve dhe videos që ka siguruar shihet edhe një pjesë nga ky moment.

Tensionet thotë ky burim kanë ardhur ndërmjet grupeve të Sami Lushtakut dhe Nuredin Lushtakut.

Sipas të njëjtave burime, në këtë votim pjesë kanë marrë edhe njerëz nga fshatra tjera. Thuhet që ata kanë ardhur me porosi për të ndikuar në votim. Kjo siç shprehet burimi, ka qenë edhe arsyeja e konfliktit.

Detaje të reja nga përleshja fizike në PDK-në

Tensione dhe përplasje janë zhvilluar sot në nëndegën e Skenderajt të PDK-së, gjatë procesit të brendshëm të këtij procesi zgjedhor. Kuvendi është ndërprerë.

Burimet tregojnë se përkrahësit e kryetarit5 të Skenderajt Bekim Jasharit dhe Nuredin Lushtakut kanë suolmuar fizikisht kryetarin e të rinjve të PDK-së në Skenderaj, Alban Berisha.

Të njëjtat burime thanë se M.M dhe A.M kanë sulmuar Berishën. Këta dy janë në lidhje familjare dhe njëri prej tyre është edhe shofer i kryetarit Jashari.

Për këtë ngjarje Bekim Jashari tha se nuik ka asnjë informacion dhe ndodhet në Prishtinë.

“S’kam koment”, tha shkurtë ai.

Lidhur me këtë përleshje fizike s’ka folur asnjë zyrtar i PDK-së, përfshirë Sami Lushtakun dhe Nuredin Lushatkun.

Përleshje fizike në PDK-në e Skenderajt

Zgjedhjet e brendshme të PDK-së në komunën e Skenderajt, kanë degraduar në përleshje fizike të dielën, kanë treguar burime të gazetës.

Përplasjet janë shënuar midis grupit të Sami Lushtakut dhe atij të Nuredin Lushtakut që e mbështet kryetarin e komunës, Bekim Jashari.

Sipas burimeve, përleshja fizike ka ndodhur gjatë një tubimi të organizuar me synimin për t’i zhvilluar zgjedhjet në seksionin e Klinës së Epërme. Pas saj, procesi zgjedhor është ndërprerë.

Skenderaj ka qenë bastion i PDK-së që prej formimit të partisë, ndërkaq përçarjet në të u bënë të dukshme në zgjedhjet e fundit lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat