Milaim Zeka e lë të hapur mundësinë e kalimit në ndonjë parti tjetër

Aktuale

Milaim Zeka e lë të hapur mundësinë e kalimit në ndonjë parti tjetër

Më: 14 prill 2019 Në ora: 19:00
Milaim Zeka

Deputeti aktual i NISMA’s, Milaim Zeka, i ka prishur keq raportet me udhëheqësit e partisë. Po i akuzon për punësime e veprime kriminale. Në këtë situatë, ish-gazetari s’e ka përjashtuar mundësinë e kalimit në ndonjë parti tjetër.

Në një prononcim Zeka ka thënë se nuk ka librezë të asnjë partie politike dhe se shqetësimi i tij i vetëm është ngritja e çështjeve që janë me rëndësi për qytetarët.

“Jo unë në asnjë parti nuk e kam afër me kalu, kurrfarë planesh nuk kam. Ka mundësi që shkoj edhe me 6+, në AAK, ose kudo, kjo është çështje e preferencave të mia kur t’vijnë zgjedhjet. S’kam librezë të asnjë partie politike. Për mua është me rëndësi me i ngritë në Kuvend temat që janë shqetësim i qytetarëve, pa marrë parasysh në çfarë partie jam”, ka thënë Zeka.

Ai tutje thotë se tjetër shqetësim për të janë udhëtimet e deputetëve të Kuvendit dhe shpenzimet që ata dhe zëvendësministrat po bëjnë për këto udhëtime.

“Për mua janë shqetësim shpenzimet marramendëse të Kuvendit, udhëtimet pa kurrfarë kriteresh të deputetëve e zëvendës ministrave”, ka thënë Zeka.

Zeka para disa ditësh ka akuzuar partinë e tij për punësimet masive. I ftuar në emisionin Frontal në T7, ai kishte thënë se në tri ministritë që i ka NISMA, janë punësuar të gjithë familjarët dhe anëtarët e kësaj partie.

“Krejt i kanë shti në punë në ministrinë e Arsimit, të Tregtisë dhe të Mirëqenies Sociale”, pati thënë Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat