Kosova me 22 ministra, Zvicra me 7: Së shpejti pritet të mbyllen disa ministri

Aktuale

Kosova me 22 ministra, Zvicra me 7: Së shpejti pritet të mbyllen disa ministri

Më: 14 prill 2019 Në ora: 21:11
Qeveria Haradinaj

Projektligji për Qeverinë i cili parasheh zvogëlimin  pozitave të ministrave dhe zëvendësministrave, pritet të procedohet në Kuvendin e Kosovës në fund të majit, ani pse ky i fundit do duhej të përfundojë në mars.

Tashmë është gati DRAFT-Projektligji i cili rregullon riorganizimin-funksional të Ekzekutivit.

Njëri nga opsionet është që pas miratimit të  këtij dokumenti Kosova të ketë 13 Ministri me nga dy zëvendësministra.

Me këtë dhe secilin version tjetër dikasteret qeveritare do të zvogëlohen në numër, duke u shndërruar në departamente në Ministrisë që mbesin.

Kordinatori Nacional  për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, thotë se në këtë Projekligj deri në dorën finale do  inkorporohen dhe propozimet e palëve tjera të kyqura në Proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat